21:18 / E Martë, 07 Korrik 2020

Mitrovica Veriore në karantinë nga sonte, ndalohet qarkullimi nga ora 21:00 – 05:00

Selia e krizave të katër komunave në Veri të Kosovës mori një vendim sonte për karantinimin e katër komunave dhe vendosjen e ndalimit të lëvizjes nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Kështu bëri të ditur Goran Rakiq në emër të anëtarëve të Shtabit të Krizave në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Ai tha se posillnin masa të reja për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike dhe numrit të shtuar të rasteve të infeksionit koronavirus.

“Situata në veri të Kosovës është më e vështirë sesa ishte dhe ata do të marrin masa kufizuese në përputhje me vendimet e qeverisë serbe”, tha presidenti serb Aleksandar Vucic në fjalimin e tij herët në mbrëmje, duke theksuar se ka 53 të infektuar rishtazi në veri./IndeksOnline/

Mos i humb