Mitrovica vlerëson lart kapitenin Valdrin Haxhiu
Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri ka pritur në zyre kapitenin shumëveçar të KB Trepçës, Valdrin Haxhiun.
Tahiri ka thënë se ai është shembull për sportistët se si mbahet në zemër ekipi i qytetit.
“Meqë u pensionua nga basketbolli aktiv, tani me Valdrinin do të kemi më shumë rast të luajmë për qejf si dy ish-bashkëlojtarë të Trepçës”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.