10:50 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mitrovicë: Arrestohet pasi i mori vajzat për pushime dhe nuk i ktheu më tek nëna e tyre

Ankuesja femër në Mitrovicë ka raportuar se ish-bashkëshorti i mori vajzat për pushime në Turqi, por që nuk i ktheu pasi erdhi në Kosovë.

“Ankuesja femër K-Shqiptare raporton se me ish-burrin të dyshuarin mashkull K-Shqiptar kishte dy vajza dhe pas ndarjes në prezencën e punëtorit të qendrës për punë sociale ishin dakorduar që ai t’i merrte vajzat për pushim në Turqi, mirëpo më nuk i kishte kthyer edhe pse ai vetë kishte ardhur në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Tutje është bërë e ditur se i dyshuari në këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/