07:17 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Mitsotakis: Greqia nuk do të dërgojë tanke në Ukrainë, sepse i duhen për vete

Greqia nuk po planifikon të bashkohet me një “koalicion tankesh” ndërkombëtar dhe të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, pasi i duhen për të mbështetur aftësitë e veta mbrojtëse, u shpreh kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për agjencinë Nikkei.

“Ne kemi ofruar mbështetje të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën, siç janë transportuesit e personelit të blinduar, por ne nuk do të ofrojmë tanke Leopard 2 për arsyen e thjeshtë se ato janë absolutisht të nevojshme për ushtrinë tonë”, tha ai.

Ai shtoi se Greqia është e gatshme të mbështesë Ukrainën, “por jo në kurriz të aftësive tona mbrojtëse”.Ushtria greke ka në shërbim rreth 350 tanke Leopard 2.