18:41 / E Premte, 19 Korrik 2019

Mitsubishi Eclipse Cross vlerësohet si makinë me nivel të lartë sigurie

Dukjes shumë të mirë, i është shtuar edhe niveli shumë i lartë i sigurisë

Kohëve të fundit, Mitsubishi ka befasuar me modelet e reja të Lancer Evo, 3000 GT dhe Eclipse Cross, që kanë dukje shumë të mirë, në krahasim me makinat e mëparshme.

Stili që ka nuk mjafton, pasi që për një veturë të gjithë kërkojnë edhe nivel të lartë sigurie, andaj për këtë vlerësim është kërkuar ndihma e Insurane Institute for Highway Safety. Në simulimet që janë bërë, ka kaluar shumë mirë, mirëpo gjithmonë ka mundësi për më shumë.

Vlerësimin më të lartë në rast të përplasjes, ky crossover e ka marrë vetëm kur i kishte mbrojtëset që vijnë si opsion për mbrojtje në aksidenti, si dhe me drita specifike në pjesën e përparme.

Instituti nuk i ka dhënë vlerësimin më të lartë lart për siguri, pasi u konsiderua se në disa versione, duhet ende punë në këtë drejtim.

Inxhinierët e sigurisë kërkuan që të bëhet më shumë në asistentin digjital të shoferit, si dhe në përditësimin e dritave që dukshmëria të jetë edhe më e mirë.