07:12 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mjaft i besuat këto mite, po e dëmtoni lëkurën si mos më keq

Harroni ç’keni ditur deri më tani…kemi jetuar një gënjeshtër dhe kemi besuar mite që nuk duhet t’i kishim besuar ! Po flasim për disa truke e këshilla bukurie që i lexojmë , i dëgjojmë kudo dhe i marrim si të mirëqena pa i vënë në dyshim . Mendojmë se ka ardhur koha t’ju hapim sytë

MIT: Poret mund të zvogëlohen, të zhduken, të reduktohen

Pavarësisht faktit se sa para mund të shpenzoni tek produktet e lëkurës, se sa të tilla mund të përdorni, një gjë është e sigurtë: poret tuaja nuk do të zvogëlohen e as të zhduken. Poret janë pjesë strukturore e lëkurës suaj. Megjithëse ato mund të bëhen më të mëdha dhe më të thella kur bllokohen ose irritohen, madhësia e tyre është 100% e përcaktuar gjenetikisht dhe asnjë produkt nuk do i fashisë këto të fundit. Disa formula kanë aftësinë për t’i tkurrur përkohësisht duke hequr ndonjë mbetje që i zgjeron poret, por brenda një kohe të shkurtër ato sërish do të zgjerohen, nëse ky është tipi i lëkurës suaj.

MIT: PRIJINI FLOKËT RREGULLISHT SEPSE KJO GJË PËRSHPEJTON PROCESIN E RRITJES

Shpeshtësia e prerjes së flokëve nuk luan asnjë rol në procesin e rritjes. Prerjet mund të eleminojnë majat e djegura e të këputura më dysh, duke i dhënë flokëve një pamje më të shëndetshme, por kjo gjë nuk ndikon në gjatësinë e tyre. Kjo gjë fillon nga rrënja e flokut dhe jo nga majat.

MIT: PASTA E DHËMBËVE TRAJTON PUÇRRAT

Pasta e dhëmbëve është shumë e ashpër për t’u përdorur në lëkurën tuaj dhe mund të ketë jo pak efekte të padëshirueshme. Falë vetive antibakteriale, njerëzit kanë menduar se pasta e dhëmbëve mund të dezinfektojë lëkurën e tyre duke eleminuar puçrrat , por ky produkt prish balancën e pH të lëkurës dhe prodhimit të yndyrës natyrale. Kjo çon në acarim, infeksione, dhe në disa raste, përkeqësimin e akneve”.