22:51 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Mjegull e dyshime, por Juventusi mposht Atalantan (Video)

Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan indeksonline.

Zonja e Vjetër e ka mposhtur Atalantan me rezultat minimal, 1-0 në një ndeshje që është luajtur nëpër mjegull.

Golin e vetëm për Juven e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e tretë të ndeshjes.

Ndeshja kthyese në Alianz Stadium do të luhet me 28 shkurt. /IndeksOnline/