23:52 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Mjegulla e tymi pushtojnë Prishtinën me rajon (Video)

Si zakonisht në këtë muaj të vitit, qarkullimi nëpër rrugë bëhet me vështirësi.

Nëse tani kaloni nëpër Fushë Kosovë, atëherë do të hasni në një mjegull e cila ua pamundësoni të shihni mirë.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video të bërë para pak minutash, ku shihet mjegulla në rrugën për Fushë Kosovë.

Por, pos mjegullës është edhe niveli i lartë i ndotjes që mund të jetë shkaktar i kësaj gjendje. Prishtina pothuajse çdo ditë po renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë.

Sipas videos, niveli i dukshmërisë është tejet i ulët. /Indeksonline/

Temat: