19:17 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mjekësia ligjore arrin në vendin e ngjarjes ku vdiq një punëtor

Mjekësia ligjore ka arritur në vendin e ngjarjes ku një punëtor vdiq pasi ra nga ndërtesa e ashtuquajtur 40 katëshe.

Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Përveç mjekësisë ligjore, në vendin e ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rene nga një ndërtese ne rrugën “Robert Doll” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës( mashkull). Per rastin jane njoftuar”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Indeksonline/