17:53 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mjekët duhet t’u sugjerojnë pacientëve stërvitje për të luftuar edhe sëmundjet më të rënda

Mjekëve familjar i është thënë që t’u rekomandohet pacientëve stërvitja edhe kur ata janë duke vuajtur nga sëmundje të rënda shëndetësore si kanceri, diabeti, alzheimeri dhe depresioni.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të inkurajojnë pacientët për të ndihmuar në luftën ndaj sëmundjeve të tyre duke u bërë më aktiv.

Mjekët duhet t’iu tregojnë atyre për nivelin e aktivitetit të tyre fizik, t’i informojnë ata se si stërvitja mund të ndihmojë simptomat dhe t’i udhëzojë njerëzit drejt aktiviteteve të duhura. Një në katër pacientë do të ishin më aktiv nëse këshillohen nga një mjek ose infermiere, sugjeron hulumtimi./Indeksonline/