15:30 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / B O

Mjekët e Diasporës: Antibiotikët po lënë pasoja post Covid

Përballja me Covidin-19 për pacientët e infektuar vijon edhe pas trajtimit dhe negativizimit. Mungesa e një protokolli mjekimi të përgjithshëm çoi në përdorimin e lartë të antibiotikëve, madje edhe në fazat fillestare të sëmundjes. Mbingarkesa e organizmit të qytetarëve me këto doza, po lë pasoja në shëndetin e tyre.

Në një diskutim të përbashkët me autoritetet shëndetësore në Shqipëri, mjekët e diasporës ngritën alarmin për shmangien e antibiotikëve pa kriter.

Përballë një sëmundjeje të panjohur, edhe Arben Gjata, pranon se është vepruar në mënyrë të gabuar dhënia e antibiotikëve.

Ndërkohë që shifrat e larta të infektimeve nga koronavirusi janë prezente në vendin tonë, kreu i Komisionit të shëndetësisë, Enver Roshi, sugjeron shtyrjen e masave kufizuese.

Pjesëmarrëse në këto diskutime ishte e pranishme edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila kërkoi përfshirjen e mjekëve të diasporës në ngritjen e një sistemi të ri shëndetësor në Spitalin Memorial Rajonal të Fierit që po ndërtohet nga Qeveria turke.