22:36 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mjekët i thanë që s’mund të kesh fëmijë, ajo lindi fëmijën e tretë

Viennah Pardoe, 30 vjeç nga Uellsi, ishte paralajmëruar nga mjekët se nuk mund të kishte fëmijë të tjerë për shkak të kilogramëve të saj të tepërt.

Ajo çfarë bëri Pardoe mahniti të gjithë, pasi që ajo arriti të përgjysmoj peshën e saj nga 206 kg, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Përkushtimi dhe vendosmëria e saj bënë që ajo të arrij peshën e dëshiruar dhe të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.

Tashmë Pardoe është nënë e tre fëmijëve./Indeksonline/