15:38 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mjekët i thanë se duhej të abortonte , nëna nuk i dëgjoi dhe lindi dy fëmijë të shëndetshëm

Një nënë ka thënë se mjekët e kanë quajtur atë “çnjerëzore” për mosabortimin e bineqëve pasi ujërat e saja u dedhën që në javën e 16 të shtatzëniesë.

Hannah Morris, 27 vjeçe nga Uashingtoni, u bë shumë keq kur asaj i thanë se kishte humbur lëngun e saj të bebeve.

Ajo pretendon se një infeksion E.coli që një mami vendosi të mos e trajtojë mund të ketë shkaktuar derdhen e ujërave që në fillim të shtatzënisë.

Nëna, refuzoi të ndiqte këshillat e mjekëbe për të ndërprerë shtatzëninë pavarësisht se doktorët i thanë se foshnjat e saja nuk do jetonin ose do të ishin me aftësi të kufizuara.

Në pjesën tjetër të mbetur të shtatzënisë, Morris pinte tetë litra ujë në ditë dhe qëndroi në shtrat për të shmangur humbjen e ndonjë lëngu.

Në javën e 34 ajo lindi George dhe Alife King nëpëmjet prerjes cezariane dhe të dy fëmijët tani 2 vjecarë janë të shëndetshëm./Indeksonline/