19:42 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Mjekët nga Gjilani japin detajet për pacientët që përjetuan tmerrin

Islam Rashiti, kirurgu mjek kujdestar si dhe doktori Jashar Jashari kanë treguar rreth gjendjes së pacientëve të shtrirë në Spitalin e Gjilanit, pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi sot në këtë qytet.

Sipas tyre, numri total i të lënduarve është 27. Të njëjtit janë shtrirë në spital dhe gjendja e tyre është stabile.

Ndërsa, tashmë i ndjeri, Qerim Çoqaj, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

“Tetë prej tyre janë hospitalizuar dhe tre janë dërguar në QKUK”, kane shpjeguar ata.