19:49 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mjekët zbulojnë të vërtetën e miteve të ushqimit

Ekzistojnë disa mite rreth ushqimit, të cilat i besojmë që fëmijë. Por sa të vërteta janë? Mjekët janë kontaktuar nga Dailymail për të shpjeguar gjithcka rreth këtyre miteve dhe për të dhënë disa këshilla rreth ushqimit.

Nëse ndjeni ftohtë, keni uri

“Kjo legjendë e grave të vjetra bazohet në besimin se ngrënia prodhon ngrohtësi. Në fakt, shmangia e ushqimit e ftoh trupin kur keni ethe. Dëgjoni trupin tuaj. Nëse ndiheni të uritur, merrni dicka ushqyese që ndihmon sistemin imunitar të luftojë një infeksion apo sëmundje”, tha Dr Brewer.

Një mollë në ditë mban doktorin larg

“Lëkura e mollës ka të njëjtin efekt si ilacet për uljen e presionit të gjakut. Një mollë në ditë është një zgjidhje e shëndetshme. Por mollët nuk do ju mbrojnë nga të gjitha sëmundjet. Është e rëndësishme që të keni një dietë të balancuar me ushqime që përmbajnë proteina dhe karbohidrate”, tha Dr Brewer.

Karrotat ju ndihmojnë të shikoni në errësirë

“Ky mit është i bazar në disa fakte. Karrotat janë burim i pigmentit beta-carotene, i cili mund të kthehet në vitaminë A në trup. Vitamina A është e nevojshme për syrin dhe mungesa e saj mund t’ju lërë në verbëri natën. Prandaj nësekeni vështirësi me shikimin gjatë darkave, bëni mirë të konsumoni karrota”, tha Dr Brewer.

Ndërsa Dr Basford konfirmoi cdo gjë që tha mjekja, por shtoi: “Ideja e konsumimit të karrotave që ju ndihmon të shikoni në errësirë absolute është një mit. Sigurohuni që të keni dietë të shëndetshme, përfshirë ushqime me vitaminë A si karrota që ju ndihmojnë të keni vizion më të mirë”.

Ushqimi para alkoolit bën që të mos deheni shpejt

“Nëse pini alkool me stomak bosh, alkooli do të bëjë efekt më të shpejtë në trupin tuaj. Nëse konsumoni alkool me stomakun plotë, efekti reduktohet dhe ju mund të pini më shumë e të mos deheni shpejt”, tha Dr. Brewer.

Cokollata shkakton akne

“Impakti i cokollatës në trup debatohet prej kohësh. Ende nuk është e qartë nësetrupi i pastër pëson shenja apo akne për shkak të cokollatës. Por nëse e besoni këtë, bëni mirë që ti hidhni një sy gjërave që konsumoni për të parë efektin e secilës”, tha Dr. Basford.

Supa e pulës kuron të ftohtin

“Hudhra është një anti-inflamator që ndihmon sistemin imunitar që të luftojë mikrobet. Nuk ka asgjë magjike rreth supës së pulës, por është e shëndetshme, prodhon energji dhe ngroh trupin. Konsumimi i lëngjeve të nxehta qetëson dhimbjet e fytit dhe ndihmon pastrimin e hundës së bllokuar”, tha Dr Brewer.