18:46 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Mjekëve Specializantë nuk iu paguhen shtesat për korrik, gusht , shtator , tetor

Ministri i Shëndetësisë, Armend  Zemaj ka dhënë një lajm të mirë për punëtorët shëndetësor, duke bërë me dije se janë ekzekutuar pagesat shtesë bazuar në vendin e Qeverisë, sipas obligimeve të dala nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Cocvid-19.

Por, Mjekët Specializatë, kanë bërë një reagim në FB ku kanë thënë që atyre s’iu janë paguar shtesat për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.

Ky është postimi:

Mjekëve Specializantë nuk iu paguhen shtesat për korrik, gusht , shtator , tetor

Mjekëve Specializantë nuk iu paguhen shtesat për korrik, gusht , shtator , tetor dhe kjo është vërtetë shqetësuese.

Edhepse mjekët specializantë janë vija e parë e frontit përsëri ata nuk janë paguar për punën e tyre përkatësisht shtesat nuk iu kanë paguar fare me gjithë premtimin e tyre.

Të gjithë e dinë që janë mjekët Specializantë që e mbajnë gjallë punën në QKUK dhe janë ata ose ato që e japin maksimumin e tyre në klinikat COVID.

Ata poashtu nuk janë paguar as edhe për kujdestaritë e muajit tetor 2020 që paguhen nga MSH.

Është skajshmërisht e turpshme dhe njëkohësisht e tmerrshme, nënçmuese që edhe pas shumë mundimeve të mos paguhesh për punën tënde.

Kjo duhet të jetë një alarm dhe një pasqyrë e qartë për mjekët e rinjë që dëshirojnë të specializojnë në QKUK se çka i pret!