75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 20 Prill 2026 / S Z

Mjekja e SHSKUK-së përfaqëson Kosovën në Peru, në Kongresin e Endokrinologjisë

Dr. Edita Blakaj-Shala, specialiste e endokrinologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, ka marrë pjesë në cilësinë e ligjërueses në Kongresin Rajonal të Endokrinologjisë, në Peru.

“Isha e nderuar të merrja pjesë në Kongresin Rajonal të Endokrinologjisë Endo Perú Sur 2026, i cili u mbajt më 16–17 prill në Cusco, Peru. Ky aktivitet i organizuar nga Sociedad Peruana de Endocrinología mblodhi profesionistë të shëndetësisë nga i gjithë rajoni, me qëllim avancimin e praktikës dhe kërkimit në fushën e endokrinologjisë”, ka shkruar Blakaj-Shala në njoftimin e saj.

Blakaj-Shala në këtë kongres ka bërë një prezantim mbi temën e diabetit atipik.

“Programi shkencor përfshiu temat kryesore si diabeti, obeziteti dhe çrregullimet hormonale, me fokus të veçantë në menaxhimin në kushte të lartësisë. Kongresi gjithashtu ofroi mundësi për prezantime shkencore dhe bashkëpunim profesional ndërkombëtar. Në kuadër të këtij kongresi, pata kënaqësinë të mbaja një prezantim mbi temën e diabetit atipik, duke kontribuar me ekspertizën time në këtë fushë”, ka njoftuar ajo.