12:02 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

“Mjekrra” e poshtëron kundërshtarin në NBA, s’ka kush që e ndal sivjet (Video)

Basketbollisti me më së shumti pikë në NBA këtë sezon, James Harden vazhdon të shkelë kundërshtarët që po tentojnë të ruajnë atë.

Këtë e ka provuar dje edhe një basketbollist i LA Clippers, por që është “djegur”.

I njohur me nofkën “Mjekrra”, Harden e ka poshtëruar atë duke e rrëzuar me një lëvizje të vetme. Harden ishte më i miri në fushë në fitoren e Houston duke shënuar 25 pikë./Indeksonline/