15:38 / E Hënë, 01 Janar 2024 / k.v

Mjeku Halil Krasniqi: Liberalizimi i vizave, vendos lirinë evropiane

Mjeku i njohur kosovar, Halil Krasniqi i cili ushtron veprimtarinë e tij në Gjermani, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave duke e quajtur si një vendim që vendos lirinë evropiane të munguar deri më tani, shkaku i padrejtësisë politike.

Krasniqi përveç urimit njëkohësisht u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ti përmbahen rregullores politike evropiane dhe të veprojnë konform saj, shkruan IndeksOnline.

Statusi i plotë:

Të dashur atdhetar,

Sot është fest e dyfisht për Kosovarët dhe Kosovës Liberalizimi i vizave, është liria evropiane e cila ishte deri tani nje padretësi politike e Kosovës dhe qytetarëvë të saj.

Prandaj të dashur dhe të nderuar atdhetar, ju uroj lirinë e lëvizjes në evropë duke plotësuar përvojen, përshtypjet dhe përjetimet e juaja në shumë shtete të evropës.

Dëshiroj shumë qe të gjithë ne ti permbahemi rregullorës politike evropiane. Sepse kjo rregullore edhe mund të ndryshon nëse ne nuk i përmbahemi rregullave ligjore dhe kushteve të cilat janë parashtruar per liberalizim.

Ja vlen per ta riveshtruar sjellen dhe kufizimin Frances, i cili shtet tërhoqi vendimin e vetë të levizjes së Kosovarëve në Franc. Është shumë e rëndësishme të veprojm dhe të punojm sipas rregullores ligjore të çdo shteti evropian.

Te respektohet koha e qëndrimit në shtetin përkatës dhe të veprohet vetëm ashtu sikur ligji lejon dhe most të shkelen normat dhe kriteriet e lejuara, sepse shumë lehtë mund të kufizohet e drejta e liberalizimit.

Ju uroj udhëtim të mbarë