19:44 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Mjeku i gjimnastikës abuzoi 265 vajza

Numri i viktimave të abuzimit seksual të ish-mjekut amerikan të ekipit të gjimnastikës, Larry Nassar, ka arritur në 265.

Këtë e ka bërë të ditur një gjyqtar në Michigan.

Të paktën 65 viktima janë vendosur të përballen me 54 javë në gjyq këtë javë në seancën e fundit të tre seancave të dënimit, thonë prokurorët.

Ai u dënua javën e kaluar me 40 deri në 175 vjet burg pasi afro 160 gra dëshmuan se i kishte molestuar.

Më parë Larry u dënua me 60 vjet burg pasi posedonte imazhe abuzimi me fëmijët.

Temat: