13:37 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Mjeku i njohur kosovar: Kujdes nga përdorimi i antibiotikëve!

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve në Kosovë në mesin e fëmijëve, ka qenë temë që është shtjelluar disa herë.

Kësaj herë mjku i njohur Ismail Lutolli, përmes grupit në Facebook, Familja dhe shëndeti, ka treguar se çfarë mund të shkaktojnë përdorimi i tepër i tij në mesin e fëmijëve kosovarë, shkruan IndeksOnline.

Ai përmes një fotografie ka treguar se si te një fëmijë 3 vjeç e gjysmë është shkaktuar rezistencë nga antibiotikët e tepër të përdorur, duke thënë mes tjerash edhe për shumë rreziqe që mund të shkaktohen nga përdorimi i tepër i tyre.

“Ky fëmijë është trajtuar me antibiotikë në çdo vizitë që ka pasur te mjeku pediatër dhe asnjëherë nuk i është kërkuar një analizë e vetme, asnjë antibiogram.

Rritja e përdorimit të antibiotikëve dhe përdorimi i paarsyeshëm i tyre janë dy faktorët kyçë, që përshpejtojnë shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës”, ka shkruar jeku Lutolli.

Ai ka porositur mjekët që para çdo përshkrimi të antibiotikëve të gjejnë arsye pse duhet dhënë antibiotiku.

“Para çdo përshkrimi të antibiotikeve çdo mjek do të duhej të gjente arsyen përse e përshkruan si edhe të realizojë analizat e duhura para përshkrimit. Çdo rrugë tjetër na sjell rrezikimin i së ardhmes imunitare të fëmijëve tanë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Kujdes nga përdorimi i antibiotikeve!

Fotoja qe shihni është e një femije 3,5 vjecar. Është e dhimbshme te shikosh rezistencën qe ka krijuar ne pjesen dermuese te antibiotikëve.Ky femij eshte trajtuar me antibiotik ne cdo vizite qe ka patur te mjeku Pediatër Dhe asnjëherë nuk i është kërkuar një analizë e vetme,asnjë antibiogram.Rritja e përdorimit të antibiotikëve dhe përdorimi i paarsyeshëm i tyre janë dy faktorët kyç që përshpejtojnë shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës.Faktorët e tjerë që e plotësojnë mozaikun e problematikës së rezistencës janë: marrja e antibiotikëve pa recetë të mjekut, mungesa e resurseve të kontrollit të infeksioneve në spitale dhe komunitet, rritja e popullatës me moshë të shtyrë, udhëtimet masive të njerëzve dhe shpërdorimi i antibiotikëve në sektorin e veterinarisë.Bakteret rezistente mund të shkaktojnë një rang të gjerë të infeksioneve: infeksione të traktit urinar, pezmatim të mushkërive, infeksione të lëkurës, barkqitje, infeksione të sistemit të qarkullimit të gjakut etj. Një problem shtesë që konsiderohet si binjak me rezistencën janë edhe infeksionet spitalore të shkaktuara nga bakteret rezistente.Para çdo përshkrimi të antibiotikeve çdo mjek do të duhej të gjejë arsyen përse e përshkruan si dhe te realizoj analizst e duhura para përshkrimit.Cdo rrugë tjeter na sjellë deri të rrezikimin i të ardhmes imunitare të fëmijëve tanë.

Dr.Ismail Lutolli