10:23 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mjeku kujdestar tregon për gjendjen e dy serbëve të aksidentuar në Veternik [Pamje +18]

Si pasojë e një aksidenti të rëndë në Veternik, dy persona të komunitetit serb kanë marr lëndime trupore dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për babë dhe bir të cilët u vet-aksidentuan mbrëmë.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora ka treguar për “Indeksonline” gjendjen shëndetësore të tyre.

Ai ka thënë se njërin e ka trajtuar vet, ku bëhet fjalë për prindin i cili ka pësuar lëndime paksa më të rënda.

“Po janë babë e bir të lënduar nga aksidenti. Ky baba të cilin e kam trajtuar unë ka një frakturë në pjesën temporale të kokës, kurse truri është  mirë nuk ka problem  do të thotë s’ka gjakderdhje. Ka një thyerje të klavikulës, po ashtu ka një plagë në kokë të së cilës i është ndaluar gjaku pasi që ka qenë një arterie dhe ai më tutje është duke u trajtuar për trajtim të nevojshëm mjekësorë”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka shtuar se djali ka lëndime me të cilat edhe është i vendosur në Kirurgji Plastike që është duke u trajtuar.

Kujtojmë, se Indeksonline raportoi mbrëmë për këtë aksident ku sipas pamjeve shihet se anësorja e rrugës që ka hyrë brenda  në veturë dhe ka dal në anën tjetër.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kishin dal edhe të gjitha ekipet e nevojshme policore të cilët po hetojnë shkaqet që karakterizojnë këtë aksident./Indeksonline/