08:58 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerina Racaj

Mjeku Pipero: Kush nuk duhet ta marrë vaksinën e Covid në Shqipëri

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte i ftuar në “Wake Up”, një ditë pas vaksinimit nga Covidi-19. Teksa foli për rëndësinë e vaksinimit në frenimin e këtij virusi të rrezikshëm, ai përmendi edhe kategoritë që nuk duhet ta marrin vaksinën.

“Unë mendoj që personat që e kanë kaluar dhe kanë mbrojtje të mjaftueshme antitrupash, nuk kanë arsye që të vaksinohen. Nuk e kanë të nevojshme dhe të rekomandueshme që të vaksinohen.

Përveç fëmijëve deri në moshën 18 vjeç dhe grave shtatzëna, të gjithë duhet ta marrin vaksinën”, sqaroi Pipero.