08:58 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Mjeku tregon simptomat e zgjatura të Covid-19: Kanë probleme me memorien

Keni dëgjuar plot njerëz që ankohen për simptoma të zgjatura të Covidit? Mund të themi me siguri se kjo nuk është një shpikje e imagjinatës së tyre. Nga Spanja mjeku Kita Sallabanda tha se janë të paktën tre tipologji problemesh afatgjata që shfaqin pacientët pasi janë prekur nga Covidi-19.

Ai u shpreh gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se ai ka trajtuar të sëmurë, të cilët edhe pas 6 muajsh vazhdojnë të shfaqin këto simptoma.

“Janë problemet respiratore, neurologjike dhe neuropsikike, të humbjes së memories. Në fazën e parë e parë janë problemet e trombozës, por në fazën e mëtejshme janë këto të treja. Kam të sëmurë që kanë 6 muaj me këto simptoma. Janë sëmurë që në maj dhe vazhdojnë me këto simptoma”, u shpreh Sallabanda.