17:50 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Mjeshtri i topit rikthehet nga lëndimi, Kevin de Bruyne dhuroi një asist

Skuadra e Manchester Cityt shënoi një fitore të thellë 5-0 ndaj Huddersfield në ndeshjen e vlefshme për kualifikim tutje në FA Cup.

Në këtë ndeshje minuta pati edhe mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne, shkruan Indeksonline

Me t’u rikthyer nga lëndimi, mesfushori bëri një asist te goli i pestë i shënuar nga Jeremy Doku.

Kujtojmë që De Bruyne i kishte munguar Pep Guardiolas për shumë muaj dhe tani rikthehet në momentet më të mira të sezonit.

Me fitore Manchester City siguroi kualifikimin tutje në FA Cup./Indeksonline/