75 Mall Live Search
08:57 / E Premte, 26 Qershor 2026 / P M

Mjet shpërthyes dhe letër kërcënuese në derën e një banese në Pejë

Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e 25 qershorit në Pejë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vendosur një mjet shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 23:43. Pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe kalimtarët.

Në vendngjarje ka intervenuar edhe njësia për deminim e Policisë së Kosovës, e cila ka bërë largimin e mjetit shpërthyes në mënyrë të sigurt.

Pejë / 25.06.2026 – 23:43. Raportohet se është vendosur një mjetë shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka bërë largimin e mjetit eksplodues. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.