20:04 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / LB

Mjet shpërthyes në pikën kufitare të Merdares, Policia jep detaje

Për shkak të një mjeti të dyshimtë shpërthyes është mbyllur përkohësisht për qarkullim pika kufitare në Merdarë.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, ka thënë se lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër largë pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi.

“Me datë 08.12.2021  rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar ( SPK-Merdare) nga pjestarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohëshem i qarkullimit të personave dhe automjeteve, per arsye se janë duke e bërë shpërthimin në menyrë të kontrolluar të një mjeti shperthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër largë pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi. Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa probleme”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.