10:47 / E Premte, 17 Janar 2020

Mjet shpërthyes në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Pejë

Një mjet i dyshuar shpërthyes është vendosur mbrëmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Fidanishta” të Pejës.

Burimet e IndeksOnlinen brenda policisë kanë thënë se mjeti ishte vendosur jashtë objektit, ndërsa ai ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, mirëpo deri tani nuk dihet për motivet as për të dyshuarit.

Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë rajonale në Pejë ka thënë për Indeksonlinen se policia i është përgjigjur një rasti në Qendrën e Mjekësisë Familjare, mirëpo ende nuk mund të deklarohen se për çfarë bëhet fjalë.

“Jemi duke e shqyrtuar rastin”, ka thënë shkurt Ibraj./IndeksOnline/