09:02 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

‘M’ke harru’ një hit i paharrueshëm, Ledri dhe Ermali të pakrahasueshëm

Kanë karriera të gjata dhe ndër vite kanë sjellur hit që kanë mbetur gjatë në memorie të cilat ende vazhdojnë të dëgjohen.

Bëhet fjalë për dy nga artistët më të suksesshëm dhe më të njohur në vendi, reperin Ledri Vula dhe këngëtarin, Ermal Fejzullahu, shkruan Indeksonline.

Dyshja së fundi bashkuan forcat për projektin e radhës muzikor, pak ditë më parë ata publikuan këngën ‘M’ke harru’ e cila erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip.

Kënga e re me tu publikuar u kthye në hit ndërsa po dëgjohet në secilin ambient, ritmi veror dhe melankolik bën që ky projekt të jetë ndër favoritet e kësaj vere.

Për vetëm pak ditë ‘M’ke harru’ ka arritur në afro dy milionë klikime.

Ndërkohë, Ledri dhe Ermali janë tejet të angazhuar dhe me mbrëmje të shumta muzikore, teksa kanë sjellur edhe projekte tjera gjatë këtij sezoni./Indeksonline/