75 Mall Live Search
17:45 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Mkhitaryan me dy numra te Arsenali (Foto)

Henrik Mkhitaryan u transferua nga Manchester United te Arsenali në formë shkëmbimi me Alexis Sanchez, shkruan indeksonline.

Armeni u prezantua në Emirates me numrin 7 në fanellë, mirëpo këtë numër mund ta bartë vetëm në ndeshjet e Premierligës dhe Kupat angleze.

Në ndeshjet e Europa Ligës, Mkhitaryan është i obliguar të bartë fanellë me një numër tjetër.

Vendimi i UEFA-s deklaron se nëse një lojtar ka luajtur në garë, një lojtar tjetër nuk mund të shfaqet në një datë të mëvonshme me të njëjtin numër gjatë atij sezoni.

Sanchez ka luajtur ndeshjet e  Europa Ligës me fanellën me numrin 7. /IndeksOnline/