75 Mall Live Search
19:23 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

MKRS: 217 mijë euro për Federatën e Basketbollit të Kosovës

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës (MKRS) dhe Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot e kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimin me qëllim të mbështetjes financiare për arritjen e objektivave dhe synimeve të federatës për vitin 2018.

MKRS e ka mbështetur FBK-në me 217,425.25 EUR për vitin 2018.

Memorandum Bashkëpunimi është nënshkruar nga ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi dhe nga Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.