15:11 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nesër Kosova pret Hungarinë, hyrja falas (Foto)

Kombëtarja e Kosovës në basketboll nesër e zhvillon ndeshjen ndaj Hungarisë e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Gjatë konferencës për shtyp ku ishin të pranishëm, trajneri Brad Greenberg, basketbollistët, Dardan Berisha dhe Erjon Kastrati, u tha se kjo ndeshje do të jetë për Gazin, Gazmendin i cili ndërroi jetë gjatë një aksidenti, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, u konfirmuar nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu se hyrja në stadium do të jetë falas.

Ndeshja kundër Hungarisë do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë./IndeksOnline/