16:03 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

MKRS-ja ndan 30 mijë euro për Majlinda Kelmendin (Foto)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 30 mijë euro për përgatitjet e xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike 2020.

MKRS-ja, Komiteti Olimpik, Federata e Xhudos së Kosovës dhe Majlinda Kelmendi kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkupunimi me qëllim të mbështetjes financiare për përgatitjen e sportistes përgjat ciklit olimpik për lojërat olimpike 2020.

Sipas memorandumit, xhudistja Kelmendi obligohet që të përfaqësojë vetëm Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare përgjatë ciklit olimpik, të prezantojë Republikën e Kosovës në Ciklin Olimpik dhe t’i përgjigjet Republikës së Kosovës në xhudo sa herë që është e nevojshme të mbrojë ngjyrat e shtetit tonë.