18:25 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Mobilizim i jashtëzakonshëm i forcave të policisë në Llap

Edhe pak minuta kanë mbetur deri në mbyllje të kutive të votimit në komunën e Podujevës. E deri atëherë, qytetarët kanë të drejtë ta shfrytëzojnë të drejtën që u takon edhe me ligj.

Por, gjatë ditës së sotme, si edhe ditëve të tjera, Policia e Kosovës, po vazhdon të mbajë rend dhe rregull.

Një mobilim i jashtëzakonshëm u tregua edhe gjatë kësaj dite, e cila u shënua pa incidente të mëdha, ndërsa kryerësit e veprave penale u arrestuan.

IndeksOnline sjellë imazhe ku shihen pjestarë të policisë, pikërisht në qendër të Podujevës, aty edhe ku ishte fokusi i sotëm./Indeksonline