15:47 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mobilizohet policia kundër aksidenteve, shtohen patrullat civile nëpër rrugë (Dokument)

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka nënshkruar sot një vendim me anë të të cilit thotë se vendos për “ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik”.

Në këtë vendim disa nga masat  që do të ndërmerren janë:

Sigurimin nga policia dhe institucionet tjera kompetente të vendpunishteve, të cilat nuk kanë të vendosura shënjezimin adekuat dhe që rrezikojnë trafikun publik;

Policia e Kosovës të shtoj prezencën policore në komunikacionin rrugor si dhe në mënyrë specifike të shtoj numrin e patrullave me automjete të pa shenjëstruara (Civile)

Në rastet kur ka kundërvajtje që shkaktojnë rrezik në komunikacion të kryera nga shtetasit e huaj, të njoftohen autoritetet përkatëse të shteteve prej nga vinë kundërvajtësit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë lexoni të plotë dokumentin.

Vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit deri me 1 tetor./Indeksonline/

 

Temat: