75 Mall Live Search
08:54 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / FR

Mobilzimi i votuesve në diasporë, Shqiptar Gubetini s’ndalet: Deri në kthimin e madh të PDK-së

Përderisa në Kosovë po vazhdon fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe të gjithë kandidatët e nominuar nga diaspora për deputet po vazhdojnë tubimet në Kosovë, megjithatë ka edhe të atillë që po vazhdojnë punën për t’i mobilizuar votuesit e PDK-së nga Gjermania.

Bëhet fjalë për kryetarin e PDK-së në Gjermani, Shqiptar Gubetini.

Ky i fundit, bashkë me ekipin e tij po vazhdon takimet me mërgimtarë me të vetmin synim, rikthimin e PDK më 9 shkurt.

Ai ka thënë se nuk do të ndalen edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë aktivitetin në mënyrë që siç thotë ai, Bedri Hamza të jetë kryeministër.