13:52 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë, mblidhet Kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë inicioi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Ditë më parë, deputetë të kësaj partie njoftuan se i kanë mbledhur 58 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë, shkruan Indeksonline.

E sot, për të diskutuar për këtë, Kryesia e LDK-së është duke mbajtur një mbledhje ku po marrin pjesë kryetari Isa Mustafa, nënkryetarët dhe anëtarët e tjerë të partisë.

“Duke ndodhur tani: mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Diskutohet për ecurinë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe procesi i zgjedhjeve të brendshme të LDK-së” thuhet në njoftimin e LDK-së. /Indeksonline/