16:37 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Moda e re nga Zara, kopje e veshjeve të zakonshme të burrave aziatik (Foto)

Shpeshherë në modë mundë të hyjnë gjëra të ndryshme.

Por tani ajo që Zara ka futur si trend më të madh është një veshje e lashtë e quajtur “lungi” (ose: lungyi, longyi, sarong etj).

Kjo veshje është në copë e mbështjellë rreth belit dhe e lidhur së bashkë në pjesën e përparme.

Ka qenë një veshje veterane, kryesisht për burrat, në shumë pjesë të Azisë Jugore dhe Juglindore, Afrikës Lindore dhe botës arabe për breza të tëra, transmeton Indeksonline.

Kjo veshje e lehtë dhe e lirshme është perfektë për vendet me klimë të ngrohtë, ndërsa gjatësia e mban mbajtësin modest dhe të dukshëm.

Shpesh vijnë në një dizajn me shenja, dhe ato mund të bëhen me materiale të ndryshme cilësore.

Zakonisht çmimi i tyre nuk ka qenë i lartë më poshtë se 5 dollarë, pra ka qenë i përshtatshëm sa të mund të blinin të gjithë.

Por, tani modeli global i modës Zara ka fillua të shesë diçka të ngjashme për çmimin prej 98 dollarë.

Sipas Zara-s, kjo veshje e cila ngjason me ato që janë veshur më parë në vendet e lartcekura, janë të prera me një kujdes të shtuar dhe kanë më shumë detaje.

Ky model i veshjeve ka bërë bujë të madhe nëpër botë, duke pasur edhe shumë komente argëtuese, ku shumica i kanë krahasuar ato me veshjet e gjyshërve dhe të baballarëve të tyre.

Ndërsa, Zara edhe është kritikuar pse emërtimi i tyre nuk është bërë në emrin origjinal që i takon, por është quajtur si një fustan normal./Indeksonline/