16:07 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Modelet e reja të Audi do të mund t’i hapni me telefon

Kontrolli i xhepit tuaj për telefonin, portofolin dhe çelësat po bëhet më i thjeshtë falë teknologjive të reja.

Kjo vlen edhe në automobilizëm, për shkak se gjithnjë e më shumë makinat e reja po punojnë në zhbllokimin e makinave me telefon.

Dhe telefoni i fundit për të ofruar këtë funksionalitet për automjetet Audi, është njoftimi i sapo shpallur i Huawei P30 dhe P30 Pro, shkruan IndeksOnline.

Huawei njoftoi të martën se telefonat e rinj P30 do të jenë në përputhje me Audi Connect Key, një funksion që lejon shoferët e automjeteve të caktuara Audi, duke përfshirë edhe modelin e ri E-Tron, që të lënë çelësat e tyre tradicionalë në shtëpi.

Në vend të kësaj, pronarët mund të zgjedhin të përdorin telefonin e tyre Android për të zhbllokuar dhe vozitur makinën. Kur ta konfiguroni, vetëm duhet ta mbani telefonin tuaj pranë dorezës së derës së makinës për ta hapur atë.

Huawei P30 Pro pritet të dal së shpejti në shitje dhe do të ketë një çmim rreth 750 euro për modelin bazë P30 dhe rreth 1000 euro për modelin P30 Pro. /IndeksOnline/