07:45 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Modelet e syzeve që i shkojnë çdo forme të fytyrës

Është problem i madh të gjesh modelin e duhur të syzeve për formën e fytyrës tuaj.

Por mesa duket stilistët e kanë thjeshtësuar shumë këtë problem duke krijuar syze të cilat shkojnë me çdo formë fytyrë, përcjellë Klan Kosova.

Për mbrojtjen nga dielli ato mbahen në çdo stinë por nëse e keni lënë për minutën e fundit dhe doni të blini një palë të reja tani që koha është duke u hapur hidhini një sy këtyre modeleve:

Modeli klasik i Ray Ban:
Ray-ban krijoi këtë formë të thjeshtë dhe klasike e cila dhe e përkufizoi këtë firmë në një farë mënyre. Nëse shohim në ditët e sotme këtë formë në një firmë tjetër gjithmonë kemi tendencën të themi si e Ray Ban. Ajo shkon me të gjitha format e fytyrës.

Celine:
Syzet e diellit që ruajnë cilësinë magjike e të qenurit njëkohësisht e thjesht dhe elegantë. Kjo lloj forme vë në dukje mollëzat tuaja.

Aviator – Saint Laurent:
Nëse keni gjetur se shumica e syzeve të quajtura “aviator” nuk ju shkojnë me fytyrën atëherë provoni modelin Aviator të Saint Laurent. Ai ju nxjerr në pah formën e theksuar të fytyrës.

Gigi Hadid, Rihanna, dhe modele të tjera në fushën të gjitha i kanë një palë syze nga Le Specs *Adam Selman’s lolita. ) Pjesa më e mirë e këtij modeli është që ata të vijnë në një koleksion të gjerë ngjyrash.

Syzet rrumbullake:
Ju mund të harxhoni orë duke u përpjekur për të gjetur syzet ideale por një palë ekonomike i gjeni të firmës Target. Korniza punon mirë me fytyrat në formë zemra katrore dhe ovale.