07:47 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

Modeli i diskutueshëm i Crocs rikthehet përsëri!

Kur bëhet fjalë për tendenca të diskutuara, Crocs kryeson listën.

Marka polarizuese ka bashkëpunuar me të gjithë, nga Christopher Kane te Justin Bieber, për modelin e famshëm të këpucëve, që nijhet prej dekadash.

Në një kampionat varkash në 2007, Kate Middleton dhe shokët e saj të skuadrës, u kombinuan të gjithë me Crocs të kuqe.

Në pranverën e vitit 2017, Christopher Kane solli Crocs me gurë, të stiluar me fustane dantelle dhe funde mëndafshi.

Për koleksionin Pranverë 2018, Balenciaga shtoi një platformë në modelin e këpucëve Crocs.

Post Malone dhe Crocs sollën dy bashkëpunime, në vitin 2018 dhe 2019. Koleksioni u shit thuajse menjëherë, në të dy vitet.

Ariana Grande u bë pjesë e Crocs në vitin 2019, duke i stiluar me një bluzë të zezë oversized.

Në korrik të vitit 2020, Crocs solli një pale këpucë të frymëzuara nga KFC, të cilat kishin edhe aromë pule. E çuditshme, e dimë! Ato nuk ishin kurrë në shitje, por u prodhuan në sasi të kufizuara dhe iu dhururan njerëzve të famshëm.

Në shtator të vitit 2020, Bad Bunny bashkëpunoi me markën dhe u shfaq me një palë Crocs të bardha e të ndritshme, që shkëlqenin në errësirë. Modeli u shit menjëherë pas publikimit.

Edhe Justin Bieber është një tifoz i trendit Crocs, madje bashkëpunoi për koleksionin Vjeshtë 2020.