18:32 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Modelja Ashley Graham shtatzënë, ajo ndanë këtë gëzim me fansat

Ashley Graham është shtatzënë! Supermodelja ndan gëzimin e saj për fëmijën në Instagram me burrin Justin Ervin në përvjetorin e nëntë të martesës së tyre, shkruan Indeksonline.

Ajo është një supermodele e famshme botërore dhe së shpejti do të shtojë një tjetër titull shumë të rëndësishëm në rezyumin e saj, epitetin e nënës

Ashley Graham, 31 vjeç, në Instagram ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me burrin Justin Ervin, 30 vjeç, në përvjetorin e nëntë të martesës së çiftit.

‘Nëntë vjet më parë si sot, u martova me dashurinë e jetës sime,’ shkroi Ashley. ‘Ka qenë rrugëtimi më i mirë me personin tim të preferuar në këtë botë!’. /Indeksonline/