21:30 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / Blerim

Modelja britanike që bëri vetëvrasje në një Hotel, ishte abuzuar seksualisht në moshën 13-vjeçare

Modelja britanike Caitlin O’Reilly, ka vrarë veten në dhomën e një hoteli. Shkaqet që e çuan 20-vjeçaren në këtë veprim ka qenë abuzimi seksualisht që i ishte bërë në moshën 13-vjeccare.

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare nëna e modeles është shprehur se ajo pas këtij akti u rëndua keq psikologjiskëshit dhe në mendjen e saj mendonte se nuk ishte e denjë për të jetuar.

“Kur morëm vesh se çfarë i kishte ndodhur kur ishte 13 vjeç, ky ishte një ndryshim i madh në jetën e të gjithëve. Në atë kohë unë isha oficere policie dhe isha në gatishmëri të vazhdueshme” ka thënë Ajo.

Ajo gjithmonë mendonte se nuk ishte e denjë. Herën e parë që erdhi në shtëpi nga shkolla e mesme, mendova se dikush e kishte ngacmuar atë. Ajo kishte shkruar” jo aq mirë “me një stilolaps të zi në parakrah.”

Prindërit e modeles kanë vendosur pas një viti që të ndajnë historinë e vajzës së tyre, me publikun, në mënyrë që të ndihmojnë vajza të tjera të cilat bien pre e abuzimeve