18:50 / E Mërkurë, 11 Prill 2018

Modelja dëshiron të bëhet transgjinorja e parë me ngjyrë për “Victoria’s Secret”

“Victoria’s Secret” ka shumë për të folur kur bëhet fjalë për diversitetin.

Ata ende nuk kanë punësuar një modele me madhësi plus për show të tyre. Shumica dërmuese e “engjëjve” janë të racës së bardhë dhe të dobëta.

Por a është koha që kjo markë të ndryshojë nga ajo që ka bërë deri më tash?

Leyna Bloom mendon kështu.

Modelja ka shkruar në twitter për një fushatë, duke shkruar: “Duke u përpjekur të jem modelja e parë trans me ngjyrë të Victoria Secret”.

Postimi i saj është “retweeted” më shumë se 14 mijë herë, ku shumica e tyre komentuan se do donin që ta shihnin Leynan aktive.

Leyna e cila është transgjinore, punon si modele herë pas here, ka bërë disa shfaqje dhe është personi i parë transgjinor me ngjyrë që ka pozuar edhe për Vogue India.

Por, ëndrra e saj është Victoria’s Secret. Modelja dëshiron të bëhet transgjinorja e parë me ngjyrë për “Victoria’s Secret”./Indeksonline/

Mos i humb