10:10 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / A. M.

Modelja e famshme pranon se ka bërë ndërhyrje në fytyrë

Chrissy Teigen ka pranuar se i është nënshtruar një procedure kirurgjikale kozmetike.

Modelja e famshme tregoi se ka kryer një ndërhyrje për të hequr yndyrën nga faqet e saj. Kjo nuk është hera e parë që Teigen i nënshtrohet një ndërhyrje estetike.

chrissyteigen

Vitin e kaluar, ylli iu nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e gjirit. Pak vite më parë, modelja tregoi se kishte bërë një ndërhyrje në sqetull për të parandaluar djersitjen e tepërt.

Chrissy Teigen reveals she's 50 days sober after 'a few wine hiccups'

Kujtojmë që Teigen ka kaluar një periudhë të vështirë të cilën e ka ndarë dhe me ndjekësit e saj. Pak muaj më parë, modelja humbi fëmijën e tretë që po priste me këngëtarin John Legend.

Chrissy Teigen Says She Got Fat Removed from Her Cheeks: 'I'm Seeing the  Results and I Like It'