Modelja e njohur merr gjithë vëmendjen me stilin e veshjes
Ajo edhe zyrtarisht ka ndryshuar mbiemrin e saj në rrjetet sociale.
Hailey Baldwin tashmë quhet Hailey Bieber, pas kurorëzimit të dashurisë me këngëtarin e njohur Justin Bieber, shkruan Indeksonline.
Modelja e njohur u fotografua për herë të parë në Nju Jork pas hapit që morri për ndryshimin e mbiemrit.
21 vjeçarja u pa e veshur me shumë stil, e tëra në të zeza modelja ishte mbërthyer mirë për ti rezistuar temperaturave të ftohta që po mbizotërojnë atje.
Çifti i famshëm, Hailey dhe Justin u fejuan kohë më parë, ndërsa, tashmë ata kanë konfirmuar edhe martesën./Indeksonline/