09:15 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / V R

Modelja e njohur poston mesazhin e dhimbshëm pas humbjes së fëmijës

Chrissy Teigen humbi fëmijën e saj gjatë shtatzënisë vetëm pak javë më parë dhe që nga ajo kohë është munduar që këtë periudhë të vështirë ta tejkaloj me ndihem e bashkëshortit të saj, John Legend.

Dhe më në fund 34 vjeçarja ka folur për herë të parë në një postim zemërthyes në rrjetet sociale.

‘Unë nuk kisha ide kur do të isha gati të shkruaj këtë. Një pjesë e imja mendoi se do të ishte herët, kur unë ende ndjeja vërtet dhimbjen e asaj që ndodhi, ‘ nisi shkrimin e saj modelja, ndërsa tregonte humbjen e saj.

Ajo shtoi, ‘Mendova se do të ulesha në cep të dhomës time të gjumit me dritat e errëta, thjesht duke u menduar. Do të kisha një gotë verë të kuqe, komode me batanije dhe më në fund do të kisha shansin të adresoja çfarë ka ndodhur.

Modelja tha se lulet dhe shënimet nga fansat i kanë shumë rëndësi për të. “Pasi humbëm për herë të parë Jack, e gjeta veten jashtëzakonisht të shqetësuar se nuk isha në gjendje të falënderoja të gjithë për mirësinë e tyre”.

Kujtojmë që Chrissy dhe John u martuan në Itali në shtator të 2013, ata kanë dy fëmijë ndërsa shtatzënia e tyre e tretë ndodhi natyrshëm dhe ishte një surprizë. Ajo njoftoi humbjen e foshnjës së saj të tretë në fund të shtatorit, vetëm disa javë pasi çifti kishte zbuluar në videoklipin e John “Wild” që ata prisnin një tjetër fëmijë./Indeksonline/