Modelja e njohura: Gjatë kohës sa qëndrojmë të izoluar, kujdesuni për shëndetin mental
Modelja e njohur Ashley Graham dhe burri i saj Justin Ervin, para pak kohe u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan me emrin Issac.
Ata, sikur shumica e njerëzve në të gjithë botën, janë vetëizoluar për ta kaluar më lehtë situatën e krijuar pas përhapjes së virusit të rrezikshëm COVID-19, apo koronavirusit, shkruan Indeksonline.
Ashley ka zgjedhur që përmes llogarisë së saj në Instagram, të jap kurajo për të gjithë që po kalojnë nëpër momente të vështira, e që ju pamundësohet zhvillimi i aktivitetit normal për jetë.
“Po e kaloj këtë situatë duke qëndruar në shtëpi me familjen time burrin Justin dhe djalin Issac. Po kalojmë tërë ditën brenda, andaj mos harroni që të kujdeseni dhe të kontrolloni shëndetin tuaj mendor. Megjithëse kohërat janë të vështira, unë zgjedh të them “Mo ski frikë”. Kam besim se do ta kalojmë këtë krizë. Unë besoj se është e rëndësishme për ne që të qëndrojmë pozitiv, e ta mbështesim njëri tjetrin.”, ka shkruar ndër të tjera modelja Ashley Graham. /Indeksonline/