21:13 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Modelja e OnlyFans, premton foto nudo për çdo gol që Brazili shënon në Kampionatin Botëror

Një modele e platformës, OnlyFans ka premtuar nga një fotografi nudo falas për çdo gol që shënon Brazili në këtë Kampionat Botëror 2022.

Daiane Tomazoni, 24 vjeçe, iu bashkua platformës OnlyFans pak para pandemisë COVID-19 dhe thotë se tani fiton shumë më tepër se sa në çdo punë tjetër, shkruan The Sun.

Ajo tha për Newsflash në një intervistë: “Unë aktualisht punoj ekskluzivisht duke prodhuar përmbajtje mbi 18. Përveç OnlyFans, unë punoj me platforma të tjera në të njëjtën industri”.

“Para pandemisë, me sugjerimin e disa miqve që tashmë punonin dhe po arrinin të fitonin shumë nga prodhimi i përmbajtjes, vendosa të filloj edhe unë të bëj të njëjtën gjë”.

“Pandemia dhe izolimi social përfunduan duke iu përshtatur kësaj pune online. Unë punoja në departamentin e burimeve njerëzore të një kompanie dhe u pushova nga puna për çështje gjyqësore”.

“Kështu që vendosa të fokusohem 100 për qind në shitjet e përmbajtjes dhe funksionoi”, shtoi ajo.