10:30 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Modelja i merr jetën vetes pas komenteve dhe ngacmimeve që i bëheshin në internet

Një modele pakistaneze dhe dizajnere e modës i mori jetën vetes menjëherë pasi realizoi një video ku fliste për ngacmimet që bëhen online.

Anam Tanoli u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Lahore, ku u konstatua se i mori jetën vetes.

Familja e saj u tha medieve lokale se 26 vjeçarja kishte vuajtur nga depresioni dhe stresi i rëndë mendor para vdekjes së saj, transmeton Indeksonline.

Edhe pse parashihej që ajo të vizitonte një terapist, ajo u var në banesën e saj. Para se të vdiste në videon e saj të realizuar ku fliste për ngacmimet ajo tha se ngacmimet janë të këqija dhe nuk duhet bërë.

“Mos lejoni që të iu prekin. Mos lejoni që t’ju hedhin poshtë. Ata nuk ia vlejnë, ata nuk i meritojnë vuajtjet e juaja”, ka thënë ajo.

Tanoli ishte përshkruar si një modele e së ardhmes dhe ishte kthyer nga Italia disa javë parpara se të kryente vetëvrasje. Shumë njerëz më pas kanë shpërndarë rastin në fjalë duke pyetur se kur do të nisim të marrin seriozisht depresionin./Indeksonline/